SHBA: Irani po përgatitet për një sulm raketor ndaj Izraelit

Një raketë balistike iraniane në një paradë ushtarake më 21 shtator 2024 (AFP / ATTA KENARE)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) kanë njoftuar Izraelin se ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër shtetit hebraik.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

SHBA-të po mbështesin në mënyrë aktive përgatitjet për të mbrojtur Izraelin kundër një sulmi të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit nga ana e Iranit.

Një sulm i tillë i Iranit ndaj Izraelit do të kishte pasoja të rënda për Iranin, ka thënë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, raportoi The Jerusalem Post.

SHBA-ja dislokon “disa mijëra” trupa në Lindjen e Mesme

Një ditë më parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyah tha se nuk ka askund në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund të arrijë.

Këtë ai e bëri si paralajmrim për Iranin i cili mbështet Hezbollahun.

Udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, Naim Kassem, premtoi se grupi do të luftojë pas vdekjes të premten të shefit të tij prej kohësh Hassan Nasrallah. Izraeli ka vrarë gjithashtu disa nga komandantët kryesorë të grupit ditët e fundit. Kassem tha se luftëtarët e grupit janë gati dhe komandantët e vrarë tashmë janë zëvendësuar.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit me Libanin pothuajse çdo ditë që nga 8 tetori i vitit të kaluar, një ditë pasi Hamasi dërgoi luftëtarë në Izrael dhe ndezi luftën në Gaza.

Izaeli në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion toksor në Liban kundër Hezbollahut. Ky operacion po mbështetet nga artileria dhe forcat ajrore.

Izraeli nis operacion tokësor në Liban

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika