Prokuroria e Gjakovës jep detaje për aksidentin ku u përfshi zv/ministri Tafarshiku

Zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, u përfshi në një aksident në Gjakovë, duke goditur një motoçiklist. Prokuroria Themelore e Gjakovës ka iniciuar një rast për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”

Ali Tafarshiku, zv.ministër i Zhvillimit Rajonal

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmë, ku u përfshi zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Sipas informacionit, ai ishte duke drejtuar veturën në gjendje të dehur dhe goditi një motoçiklist, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në një përgjigje për Dukagjinin Prokuroria e Gjakovës ka bërë të ditur se ka iniciuar një rast për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se është iniciuar rast për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 të KPRK-së.

I dyshuari është intervistuar në stacioni policor, të dëmtuarit i është dhënë ndihma mjekësore ku ka rezultuar se ka pësuar lëndim të lehtë trupor.

Rasti është në hetime dhe është duke u trajtuar në procedure të rregullt”, thuhet në përgjigje.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika