Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri ynë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën ka publikuar një fotografi nga takimi "miqësor" që ka zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili kishte vizitën e tij zyrtare në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës.

Hoti këtë deklaratë e bëri duke postuar foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, takim ky të cilin ai e cilësoi si një bisedë miqësore për dy vendet, Kosovë dhe Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur, Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku ka shkruar se dy vendet i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik.

“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Po ashtu, Hoti të hënën ka marrë nënshtetësinë shqiptare, ai ishte mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës.

“Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, tha Erion Veliaj.

Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet, pasi 22 shtetas të rinj i janë bashkuar shtetit, dhe misionit të tyre për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që sipas tij modernizohet dita ditës.

“Qyteti vjet u rrit me 32 mijë banorë, ose ndryshe 10 mijë apartamente dhe 10 mijë makina. Tirana është një qytet, i cili vetëm rritet dhe shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që kemi vendosur këto vite”, ka thënë Veliaj gjatë ceremonisë.

Ndërsa, për nder të 110- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do të organizohet Kuvendi i përbashkuar i të dy republikave. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosovën dhe Shqipërinë nuk i bashkon interesi, por është në interesin e të dyja vendeve që të jenë bashkë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika