Rritja e temperaturave, MPB në Maqedoni u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Gjatë kohës kur temperaturat rriten, në të njëjtën kohë rritet dhe rreziku për zjarre potenciale. Në një postim Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, qytetarëve që lëvizin apo punojnë në terren dhe nëpër pyje, u ka bërë thirrje për kujdes të shtuar

Ilustrim

Temperaturat janë rritur së fundmi, e priten të rriten edhe më shumë gjatë ditëve në vazhdim. Bashkë me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku për zjarre të mëdha.

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni qytetarëve që lëvizin apo punojnë në terren dhe nëpër pyje, u ka bërë thirrje për kujdes.

“Gjithashtu, atyre që qëndrojnë në zonat e piknikut këshillohen të përmbahen nga ndezja e zjarrit, të cilët mund të ndizen shpejt dhe të përhapen përreth, duke shkaktuar pasoja materiale dhe të tjera të përmasave të paimagjinueshme.”

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë

“ Gjithashtu, mos lini shishe qelqi ose objekte të tjera në ajër të hapur, të cilat mund të ekspozohen në diell për një kohë të gjatë, pasi kjo mund të shkaktojë zjarr. Nëse nuk respektojnë këto apele dhe rekomandime, qytetarët do të përballen me sanksione të rrepta ligjore, përkatësisht akuza dhe mund të dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet, në varësi të llojit të zjarrit dhe rrethanave dhe pasojave të tjera”.

Në njoftim thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme këtë muaj po ndërmerr intensivisht masat e koordinuara parandaluese dhe të tjera me grupet këshillimore të qytetarëve.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika