Mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

Kuvendi i Kosovës, këtë të hënë do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar zgjidhjen urgjente të problemit të furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me një propozim-rezolutë që obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të marrin masa të menjëhershme

Kuvendi i Kosovës

Këtë të hënë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo seancë, e cila fillon në ora 12:00, është kërkuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka mbledhur 43 nënshkrime nga deputetët për të siguruar mbajtjen e saj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se propozim-rezoluta që do të shqyrtohet në seancë i obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin me urgjencë këtë çështje.

“Propozim Rezoluta është e thjeshtë: Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme,” ka theksuar Tahiri në një postim në Facebook.

Sipas tij, deputetët mund të bëjnë plotësime në draftin e Rezolutës gjatë seancës.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar të dielën se janë bërë përpjekje për të siguruar furnizimet e nevojshme, me qëllim që ushqimi për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika