Haradinaj takohet me diasporën në SHBA: Kosova ka nevojë për ju në këtë kohë kritike që po kalojmë si shtet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës së tij në New York, në një darkë u takua me Rrustem Gecajn e pjesëtarë të tjerë të diasporës kosovare në ShBA.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka falenderuar diasporën shqiptare në SHBA, siç tha ai për kontributin të jashtëzakonshëm në të gjitha etapat për Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

“Ishte kënaqësi e madhe të bisedoja me atdhetarin e shquar, Jim Xhema. Nga përtej Atlantikut, ai nuk u ndal kurrë së angazhuari për kauzën shqiptare. Që nga vitet e hershme, z. Xhema ka qenë aktiv në ndërtimin e lidhjeve të forta me figura kyçe të politikës amerikane, duke siguruar një mbështetje të madhe për çështjet tona kombëtare”, tha Haradinaj.

“Falënderues ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në Neë York dhe gjithandej Amerikës për kontributin në të gjitha etapat historike për kombin. Kontributi i juaj që nga vitet 90’ kur shqiptarët përballeshin me represionin e regjimit serb, sensibilizoi politikën amerikane e botërore për çështjen e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Më tej, ai tha se Kosova ka nevojë për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë kohë, siç tha ai, kritike nëpër të cilën po kalon shteti e populli.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika