Kica-Xhelili: Qeveria lavdërohet për bllokimin e fondeve, ndërsa ua shpërndan ‘haverave’ të vet

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër qeverinë pas publikimit të Raportit të Progresit, duke theksuar mungesën e luftimit të korrupsionit dhe shpërdorimin e fondeve.

Ajo ka akuzuar qeverinë se po shpërndan fonde për “haverat e vet” ndërkohë që bllokon fondet publike.

“Është adresuar prej raportit të progresit, është mungesa e luftimit të korrupsionit, imagjinoni ju e kemi një pushtet që lavdërohet për bllokim të fondeve derisa shpërndan fonde për “haverat” e vet, nëse mundem me fol kaq bufaleshit. Për tenderët sekret, pra nëqoftëse unë jam në pushtet edhe unë nuk e hapi një tender publik, por e thirri [x personin], për besë diçka nuk është në rregull aty, pse atë”, ka deklaruar ajo.

Duke përmendur tenderët sekret dhe favorizimin e individëve specifikë në pozita kyçe, Kica-Xhelili vuri në dukje ndikimin e njerëzve të afërt me pushtetin.

“Ideja është kjo, që kur pyet qytetari pse LDK-ja është se nuk mundesh me pranu që Dejona Mihali me vendos kur ndalet rryma, nuk mundesh më me pranu që Nagip Krasniqi me ta determinu kush cka i merr kontratat e KEK-ut. Nuk mundesh me pranu, që Martin Berishaj me i tërheq 1.4 milionë euro e komplet një pushtet me mbrojt. Nuk mundesh me pranu  që i madh i vogël i pushtetit me sulmu median, Gjykatën Kushteuese , gjyqësorin me tentu me kap prokurorin edhe me dalë me thanë po ma bllokon procesin e reformimit. Cilin reformim? Këtij që Raporti i Progresit po thotë nuk je duke e bërë vet”, ka dekalruar Kica – Xhelili.

Kica-Xhelili ka kritikuar gjithashtu bllokimin e buxhetit në kohë krizash, duke theksuar se “rritja prej vetëm 0.5% është tregues i një buxheti të bllokuar për qëllime elektorale”.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika