Mbreti i Spanjës pasi u godit me baltë: Zemërimi i njerëzve duhet kuptuar

Banorët e Valencias protestuan ashpër ndaj Mbretit dhe udhëheqësve të Spanjës, duke i akuzuar për vonesat në ndihmë pas përmbytjeve shkatërruese

Zemërimi dhe zhgënjimi i njerëzve të prekur nga përmbytjet në provincën e Valencias duhet “të kuptohen”, tha Mbreti Filip VI i Spanjës në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Mbreti Felipe, mbretëresha Letizia, kryeministri Pedro Sanchez dhe udhëheqësi rajonal Carlos Mazón erdhën për të shprehur solidaritetin me viktimat sot, por ata vizituan vetëm një vend.

Pas një pritjeje armiqësore në Paiporta, ku përmbytjet vranë 62 persona, ata hoqën dorë nga vizita në zonat e përmbytura.

Banorët e provincës ndihen të braktisur dhe pretendojnë se shërbimet shtetërore u vonuan në ndihmë të viktimave. Qytetarët e Paiportës hodhën baltë dhe gurë drejt zyrtarëve më të lartë të Spanjës, me thirrjet “vrasës, vrasës!”

Sigurimi u detyrua të mbrojë zyrtarët nga protestuesit e zemëruar. Ishte një sulm i paprecedentë ndaj çiftit mbretëror që kur ata erdhën në fron në vitin 2014.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika