Talibanët kryejnë ekzekutimin e gjashtë prej kthimit në pushtet

Talibanët e ekzekutuan një burrë të dënuar për vrasje, të mërkurën në një stadium sporti. Ai është personi i gjashtë i ekzekutuar në publik prej se grupi radikal islamist u kthye në pushtet në vitin 2021

Talibanët e ekzekutuan një burrë të dënuar për vrasje, të mërkurën në një stadium sporti. Ai është personi i gjashtë i ekzekutuar në publik prej se grupi radikal islamist u kthye në pushtet në vitin 2021.

Ekzekutimi u krye me armë zjarri nga një anëtar i familjes së viktimës në qytetin Gardez, i cili është kryeqytet i provincës lindore Paktia.

Kisas, apo dënimet ndëshkuese islamike, ku mund të përfshihen edhe vrasjet prej duarve të familjeve të viktimave, kanë qenë tipar dallues i talibanëve kur ata ishin në pushtet në Afganistan për herë të parë nga viti 1996 deri më 2001.

Gjykata Supreme talibane njoftoi në X se “një vrasës u dënua me ndëshkim hakmarrës”, duke e publikuar emrin e tij si Mohammad Ayaz Asad.

Mediat raportuan se Ayaz Asad u ekzekutua me tre plumba në gjoks.

Sipas gjykatës, Asadi e kishte vrarë një burrë me emrin Saif-ul-Qatal me pushkë Kallashnikov. Nuk është e qartë nëse Ayaz Asad e kishte pranuar fajin ose nëse ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Dënimi me vdekje ishte aprovuar nga lideri i Gjykatës Supreme talibane, Mullah Hibatullah Akhundzada, pas “shqyrtimit të kujdesshëm” nga tri gjykata ushtarake talibane, thuhej në njoftim.

Anëtarë të lartë të Qeverisë talibane, përfshirë ministrin e Brendshëm në detyrë, Sirajuddin Haqqani, morën pjesë në ekzekutim.

Haqqani është lider i rrjetit Haqqani, i cili është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe cilësohet si ndër grupet më të dhunshme të Afganistanit.Talibanët e kanë kthyer praktikën e “kisas” prej se e morën përsëri në dorë pushtetin në gusht 2021, kur forcat e udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën nga vendi i shkatërruar nga lufta pas më shumë se dy dekadave.

Në shkurt u ekzekutuan në publik tre burra.

Dy burra, Syed Jamaluddin dhe Gul Khan, u ekzekutuan me armë zjarri në një stadium futbolli në juglindje të provincës Ghazni.

Ndërkohë, një burrë i paidentifikuar e ekzekutoi Nazar Mohammadin brenda një stadiumi sporti në provincën veriore Javzjan. Thuhej se qitësi u hakmor për vdekjen e vëllait, Khal Mohammad.

Praktikat e këtilla janë dënuar nga afganët dhe nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa ekspertët e kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e tyre në bazë të ligjit islamik, duke thënë se qëllimi i tyre është të ndjellë frikë.

Misioni i OKB-së në Afganistan, UNAMA, tha se ekzekutimet “janë në shpërputhje me detyrimet ndërkombëtare të Afganistanit për të drejtat e njeriut dhe ato duhet të ndalen”./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika