Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj

Të dyshuarit për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj

Foto ilustruese

Tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, të dyshuarit për sulmin ndaj katër personave me thikë në Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin,  avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare, të dyshuarit.

Prokuroria ka njoftuar se ai po dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas Prokurorisë, F.I. më 11 nëntor në orën 15:30 ka tentuar t’i privojë nga jeta dy të mitura që po ecnin rrugës duke i goditur me thikë në pjesë të shpatullave, e vepra është kryer me dashje për shkak se viktimat ishin pjesëtarë të komunitetit pakicë në Kosovë.

Motivi kryesor për kryerjen e këtij akti nga i dyshuari rreth 62-të vjeçar është “përkatësia etnike”, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, 62-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për vrasjen e një gruaje.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika