Zemaj: Rritja e të hyrave po bëhet nga rritja e çmimeve, nëse nuk merren masa do ta votojmë Trustin

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës që nuk po reagon ndaj rritjes së çmimeve. Ai ka bërë të ditur se nëse Qeveria nuk merr masa do ta votojnë Trustin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se në kurriz të qytetarëve po i rrit të hyrat e buxhetit të shtetit.

Sipas tij, me rritjen e çmimeve është rritur edhe tatimi për ato produkte, dhe si pasojë po dëmtohen qytetarët.

“Qeveria po del dhe krenohet që i ka rritur të hyrat buxhetore në kurriz të qytetarëve, sa herë që krenohet që po mbushet buxheti, krenohet që po e bën me paratë e juaja, po merr më shumë tatime duke soditur rritjen e çmimeve”, ka thënë ai.

Ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se është qeveria që po merr më së shumti tatime nga cdo qeveri tjetër në të kaluarën.

“Qytetarët përpos që kanë paguar rrymën më shtrenjtë kanë paguar edhe tatimin më shumë, që është përcjellë në mënyrën më jotransparente. Kur çmimi i naftës në treg ishte 1 euro, qeveria mblidhte 14 cent për litër, kur tash 1.85 euro mbledh 27 cent për litër, që është gati dyfish rëndesë”, ka thënë ai.

Zemaj i ka propozuar disa pika për Qeverinë e Kosovës si, reduktimin e akcizës dhe derivateve për tre muaj dhe tre muaj të tjerë në rast nevoje, zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme me normë tatimore të reduktuar, indeksimin e pagave të përfitimeve sociale dhe pensionale për produktet bazike dhe subvencionet për bujqësi.

Zemaj ka theksuar se nëse nuk miratohen këto pika, LDK-ja do të detyrohet të votojë pro tërheqjes së kursimeve nga Trusti Pensional.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika