“Buxheti 2025 injoron kostot e kontratave kolektive” – Ibrahimi: Kjo është gjakderdhje financiare

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka kritikuar nivelin qendror për mosmarrjen parasysh të kërkesave të komunave për mbulimin e kostove të kontratave kolektive në buxhetin e vitit 2025, duke e quajtur këtë një "gjakderdhje financiare" për administratën lokale

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka kritikuar deputetët për miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2025, duke theksuar se kërkesat e komunave për një vijë buxhetore që do të mbulonte kostot e zbatimit të kontratave kolektive janë refuzuar.

Deputetët miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Sipas tij, edhe pse janë zhvilluar takime me kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, shqetësimet e komunave janë injoruar.

“Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qendror edhe ata duhet me dit se sa mjete financiar që iu merren komunave duke u bazuar në nënshkrimin e kontratave, vetëm këtë vit komunave iu kanë marrë deri më tani mbi 62 milionë euro, vetëm këtë vit, kjo është gjakderdhje financiare”, ka deklaruar Ibrahimi në emisionin FIVE.

Ai ka shtuar se refuzimi i kësaj kërkese, si nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ashtu edhe nga Kuvendi, është një shembull i papërgjegjshmërisë së nivelit qendror ndaj sfidave që përballen komunat e vendit.

“Ne kemi kërkuar që niveli qëndro ta parandalojë më këtë gjakderdhje financiare duke paraparë një vijë buxhetore për mbulimin e kostos financiare për kontrata kolektive, kjo nuk po ndodhë. Kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhur jo vetëm për këtë por edhe për sfidat tjera”, ka deklaruar Ibrahimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika