Kurti për Ditën e Forcës: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania e Kroacia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në “Ditën e Forcës” është shprehur se në krahasim me vitet e tjera, ka dyfishim të ushtarëve dhe shumëfishim të armatimit e municionit

Kryeministri Albin Kurti ka uruar ushtarët e Kosovës për Ditën e Forcës. Teksa ka lavdëruar edhe progresin e arritur nga Forca e Sigurisë.

Kurti u shpreh se ka dyfishim të numrit të ushtarëve në raport me vitet e shkuara, trefishim të buxhetit e shumëfishim të pajisjeve.

“Gëzuar Dita e Forcës të gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve, ministrit, komandantit. Ne urojmë qytetarët e Republikës, sepse ushtria është e tyre dhe për ta. Nëse e krahasojmë me vitet paraprake, kemi dyfishim të shtimit të ushtarëve, trefishim të buxhetit, katërfishimit të trajnimeve dhe shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia. Shumica prej tyre janë nga buxheti i Kosovës e tjerat nga donacionet”, ka thënë ai gjatë vizitës në Kazermën “Adem Jashari”.

Kurti ka njoftuar edhe aty për themelimin e komisionit ndërministror që ka për detyrë negocimin për fabrikën e monicionit dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakëve pa pilotë.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se po shënohen shumë hapa në përmirësimin  e infrastrukturës për FSK-në.  

“Sot këtë ditë po e shënojmë edhe me një hap në plotësim e infrastrukturës, atë të fillimit të industrisë ushtarake. Kosova do të ketë fabrikën e parë të municionit dhe laboratorin për dronë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika