Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në Zubin Potok, ku në një lokacion kanë gjetur sasi armatimi dhe nitroglicerinë [kjo e fundit përdoret për prodhimin e eksplozivëve}. Burimet e Dukagjinit kanë bërë me dije se do të ketë edhe bastisje të tjera të vazhdueshme dhe që ndërlidhen me shpërthimin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Elshani.
Në tri ditët e fundit tri sulme kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut të premten.
Autoritetet qendrore të Kosovës, për sulmin që kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja.
Lajmi përditsim