Konjufca: Duke sulmuar infrastrukturë kritike kërkojnë të shpërndajnë panik e pasiguri

Kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufca,.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok ku ka deklaruar se këto akte të tilla janë kundër Kosovës dhe populllit të saj.

Konjufca përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se sulmet nda infrastrukturës kritike të vendit, armiqët kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri por që Kosova po i përgjigjet me qetësi dhe siguri të plotë. Konjufca shtoi se autorët e këtij krimi do të përgjigjen për aktet terroriste.

“Tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë. Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre. Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, ka shkruar Konjufca

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika