Konfiskohen armë në Varragë të Zubin Potokut

Edhe sot Policia e Kosovës ka vazhduar kontrolle të terrenit përgjatë kanalit në Varragë të Zubin Potokut.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjini, zëvendësdrejtori për veriun e Kosovën, Veton Elshani.

Ai njoftoi se gjatë kontrolleve kanë realizuar edhe bastisje.

“Kemi konfiskuar tri pushkë gjuetie, por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar”, deklaroi ai.

Elshani tha se kontrollet e terrenit janë realizuar me njësinë policore K-9 edhe me njësitë tjera policore.

Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të Komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritet në Kosovë e kanë cilësuar sulm terrorist dhe gishtin e kanë drejtuar nga Serbia

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika