Bie qeveria në Bullgari

Qeveria në Bullgari, e udhëhequr nga Kiril Petkov, ka rënë ka nga pushteti, nga një mocion mosbesim nga opozita

Kryeministri bullgar i rrezuar nga opozita Kiril Petkov

Kabineti i kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, ka rënë, në atë që është edhe mocioni i parë i suksesshëm i mosbesimit në Sofje në historinë e këtij vendi.

Mocioni u hodh për votim në Parlament nga opozitarët e GERB, të cilët drejtohen nga Boyko Borissov dhe arsyetimi kryesor për këtë vendimarrje ishte “dështimi i Qeverisë në politikat fiskale të vendit”.

Me 123 vota pro dhe 116 kundër, Asambleja Kombëtare bullgare vendosi për shkarkimin e kabinetit, njofton Reuters.

Ligjvënësit e opozitës rrëzuan qeverinë – e cila mori pushtetin gjashtë muaj më parë – me një votim 123-116 pasi koalicioni qeverisës humbi shumicën e tij për mosmarrëveshjet mbi shpenzimet buxhetore dhe nëse Bullgaria duhet të zhbllokojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë,” tha Petkov pas votimit.

“Ajo që ata nuk arrijnë të kuptojnë është se kjo nuk është mënyra për të fituar popullin bullgar”, shoti Petkov.

Vendi tani përballet me zgjedhjet e tij të katërta të përgjithshme që nga prilli 2021, duke vënë në rrezik miliona euro nga fondet e rimëkëmbjes së BE-së dhe planet e tij për të adoptuar euron në vitin 2024.

Ndërsa, tash presidenti i këtij vendi Rumen Radev duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme brenda dy muajsh dhe të emërojë një administratë kujdestare nëse Petkov nuk arrin të mbledhë shumicën për një kabinet të ri dhe nëse dy parti të tjera në parlament nuk mund të formojnë një qeveri.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika