A është letra e Thaçit pengesë për FSK-në që të shkoj në veri?

Përfaqësuesit e partisë në pushtet vazhdojnë ta shohin pengesë për rolin e FSK-së, zotimin e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, për të mos e kaluar Ibrin pa autorizim të KFOR-it. Megjithatë përfaqësues të opozitës të cilët janë edhe pjesë e Komisionit për Siguri, vlerësojnë se letra e 2013-së, nuk është pengesë por fakti se për situata si ajo e shpërthimit në veri, mandat ka Policia me njësitet speciale

Arsyet se pse KFOR-i nuk i dha leje Forcës së Sigurisë që më 29 nëntor ta kalojë lumin Ibër e ta dalë në pjesën veriore, nuk dihen.

Ushtarak me përvojë të gjatë tash deputet të opozitë besojnë se me këtë refuzim nuk ka lidhje fare zotimi i vitit 2013 nga ish-kryeministritsst atë kohë, Hashim Thaçi.

Hisen Berisha – Deputet i PDK-së deklaroi se “Ne jemi në procesin e implementimit të projektit të Forcave të Armatosura, jemi në fazën e dytë viti i fundit, sepse nuk kemi kapacitet me u përballë me një invazion në territor, dhe përgjja e satkë se pse nuk jemi shku dhe pse nuk bën të shkojnë forcat është se FSK nuk ka mandat me ligj të veprojnë në asnjë trazirë qofshin ato edhe të karakterit terrorist”

Megjithatë deputetw të partisë në pushtet, zotimin e ish-presidentit, Thaçi vazhdojnë të shohin pengesë.

Armend Muja – Deputet i LVV-së tha se “Nuk e di specifikisht dje, por e di se që nga viti 2021 kjo vazhdon të mbetet pengesë për Kosovën.”

Në raport me FSK-në, anëtari i Komisionit për Siguri nga opozita shkon edhe më larg, por jo pa përgjigje nga deputeti Muja.

Hisen Berisha – Deputet i PDK-së tha se “Dërgimi i ushtarëev tek ura në Vushtrri me e rujt është shkelje e ligjit dhe unë e di që do të penalizohemi nga ndërkombëtarët.”

Armend Muja – Deputet i LVV-së deklaroi se “Nuk është e vërtetë, mbrojtja e infrastrukturës kritika parashihet në strategjinë tonë të sigurisë që e ka ndërtu Kuvendi edhe i përfshinë të gjithë akterët e mundshëm të sigurisë.”

Kërkesa e paraqitur pas sulmit me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit, është në përputhje me zotimin e vitit 2013 i nënshkruar nga institucionet e Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika