Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Zijadin Gashit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen dhe gjithë komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme të gazetarit, Zijadin Gashi.

Presidenca përmes një komunikate për media shkruan se lajmin për vdekjen e Zijadin Gashit e morën me pikëllim të thellë dhe karriera e tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizua nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të saktë dhe në mënyrë profesionale.

“Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zijadin Gashit, gazetarit të përkushtuar, i cili tërë jetën ia kushtoi punës në media. Karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, ka shkruar Osmani.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Zijadin Gashi!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, gazetari Zijadin Gashi ka vdekur të martën në moshën 51-vjeçare, kanë njoftuar familjarë të tij.
Në muajt  e fundit të jetës, Gashi u përball me sëmundje të rëndë.

Gashi e ka ushtruar profesionin e gazetarit prej vitit 1997, duke mbuluar aktualitetin politik në Kosovë. Ka punuar në disa mediume në Kosovë.

Më herët gjatë vitit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika