Osmani takon Trumpin në Paris

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjete sociale një fotografi me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së hapjes së Katedrales Notre-Dame në Paris

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi në rrjetin social,  Facebook, ku shihet duke qëndruar pranë presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre-Dame në Paris.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani është në mesin e liderëve botërorë që janë ftuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në rihapjen e katedrales “Notre-Dame”, pesë vjet pasi zjarri shkatërroi monumentin 850-vjeçar.

Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.

Ndryshe, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është në Paris, ku ka mbajtur bisedime trepalëshe me homologun e tij Macron, dhe Trumpin.

Presidenti i Ukrainës falënderoi Trumpin për vendosmërinë dhe Macronin për organizimin e takimit.

Temat kryesore ishin përfundimi i drejtë i luftës, gjendja në terren dhe arritja e paqes.

Sipas Zelenskyt, liderët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin dhe komunikimin.

Takimi i përbashkët nisi në Pallatin Elize në orën 17:30, sipas kohës lokale. Tre udhëheqësit bënë një fotografi të përbashkët para takimit.

Zelensky pritet të largohet menjëherë nga Parisi pasi të kenë përfunduar ceremonitë për rihapjen e Notre Dame, që u restaurua pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019. Për restaurimin e ndërtesës janë mbledhur afër 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika