Georgescu proteston para një qendre votimi pas anulimit të zgjedhjeve

Kandidati presidencial në Rumani, Calin Georgescu, politikan i ekstremit të djathtë dhe prorus, së bashku me dhjetëra mbështetës të tij kanë protestuar më 8 dhjetor pranë një qendre të mbyllur të votimit në Bukuresht, pasi u anulua mbajtja e rundit të balotazhit nga Gjykata Kushtetuese në këtë shtet

Kandidati presidencial në Rumani, Calin Georgescu, politikan i ekstremit të djathtë dhe prorus, së bashku me dhjetëra mbështetës të tij kanë protestuar më 8 dhjetor pranë një qendre të mbyllur të votimit në Bukuresht, pasi u anulua mbajtja e rundit të balotazhit nga Gjykata Kushtetuese në këtë shtet.

Më shumë se 100 persona u mblodhën jashtë një qendre votimi në kryeqytetin rumun më 8 dhjetor – ditën që paraprakisht ishte vendosur të mbahej rundi i balotazhit – duke brohoritur “poshtë diktatura”, “ne duam të votojmë” dhe “hajna”.

Georgescu, komentet proruse të të cilit kanë nxitur protesta të mijëra personave, kryesisht të rinjve rumunë, në ditët e fundit, tha se autoritetet anuluan zgjedhjet sepse ata kanë frikë se ai do të fitojë.

“Jam këtu në emër të demokracisë dhe gjithmonë do të jem”, tha Georgescu para gazetarëve teksa qëndronte para qendrës së votimit.

Georgescu, që garoi si i pavarur, fitoi rundin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 24 nëntor, duke dalë para reformistes, Elena Lasconi, e cila vjen nga radhët e partisë së qendrës së djathtë, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë.

Të dy pritej të përballeshin në rundin e balotazhit. Por, Gjykata Kushtetuese më 6 dhjetor anuloi të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale.

Gjykata tha se vendimi u mor pasi ishin përdorur teknologji të paligjshme digjitale, përfshirë inteligjencë artificiale, por ishin përdorur edhe “burime të padeklaruara të financimit”.

Georgescu ka kritikuar vendimin, duke e cilësuar si një “grusht shtet” dhe një goditje ndaj demokracisë.

Më 7 dhjetor, ai u bëri thirrje votuesve që të dalin para qendrave të votimit “dhe të presin që demokracia të fitojë përmes fuqisë së tyre”.

Në balotazh do të vendosej e ardhmja e Rumanisë – anëtares së NATO-s dhe Bashkimit Evropian – mes akuzave për përfshirje ruse, që ka nxitur protesta të rumunëve që mbështesin vendin e shtetit të tyre në komunitetin euroatlantik.

Vendimi i Kushtetueses u bë publik dy ditë pasi presidenti, Klaus Iohannis, bëri publike dokumente të klasifikuara ku thuhet se Rusia kishte organizuar mijëra llogari në rrjete sociale për të promovuar Georgescuun në shumë platforma, sikurse në TikTok dhe Telegram./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika