Kurti takon raportuesin Terras, bën thirrje për largimin e masave të BE-së

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim eurodeputetin estonez Riho Terras, që ka marrë së fundi detyrën e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim eurodeputetin estonez Riho Terras, që ka marrë së fundi detyrën e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian. 

Temë e diskutimit ishte sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor.

Gjatë takimit Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia largojë masat ndëshkuese Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

“Në vijim, kryeministri bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika