Çfarë ka ndodhur në Kampionatin Botëror të Notit?

Anita Alvarez ka humbur ndjenjat gjatë garës në pishinë, teksa për disa sekonda ka qëndruar në fundin e saj, trajnerja i shpëtoi jetën

Notarja Anita Alvarez, në fund të performancës së saj

Momente frike janë përjetuar gjatë Kampionatit Botëror të Notit, që është duke u mbajtur në Budapest.

Notarja amerikane, Anita Alvarez ka humbur ndjenjat teksa ishte në pishinë duke konkurruar dhe si pasojë për disa sekonda qëndroi e zhytur në fundin e pishinës, raporton BBC.

Anita Alvarez ka humbur ndjenjat teksa ishte në pishinë

Vendimtare për jetën e saj ishte ndërhyrja e trajneres e cila reagoi me shpejtësi ndaj situatës duke i dhënë ndihmën e shpejtë, ndërsa stafi mjekësor, më pas stabilizoi situatën.

Notarja amerikane tashmë është mirë, teksa shkaku i humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika