Arrestohet një i dyshuar për kalim kufiri të paautorizuar, sekuestrohet një radiolidhje në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kalim të kufirit nga Serbia në Kosovë në fshatin Jellakse të Leposaviqit.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se te i dyshuar i është sekuestruar edhe një radiolidhje.

Fsh. Jellakse, Leposaviq 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika