Kusari-Lila: VV i çonte ligjet në Kushtetuese për të mirën e vendit, PDK për interes të saj

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ka reaguar pasi PDK ka çuar në Gjykatë Kushtetuese një numër të madh ligjesh, përfshirë edhe atë për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje [LVV], Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës [PDK] është pozicionuar kundër interesave të qytetarëve të Kosovë. Duke kundërshtuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjeve të miratuara në seancën e 5 dhjetorit, Kusari-Lila ka thënë se PDK po vepron njëjtë sikur kanë qenë në pushtet, vetëm se tani nga opozita.

Tutje, ajo tha se pas secilit ligji që kanë dërguar në Kushtetuese, ruhet interesi i ndonjë individi të PDK-së.

“Atë çfarë pamë sot me veprimin e PDK-së pamë që janë pozicionu kundër qytetarëve dhe interesit publik…. atë çfarë përvetësuan kundërligjshëm sa ishin në opozitë kundërligjshëm duan ta mbrojnë…  tashmë e kontestuan edhe ligjin për … janë të vetëdijshëm se pasuria nuk mund të justifikohet… 16 ligje që janë dërgu në Kushtetuese kanë zgjatjen e afatit të zbatimit të ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë… edhe duan të mbrojnë hajninë edhe duan të shfaqen se janë kundër korrupsionit…baza e vetme është mbrojtja e pasurisë së tyre të pajustifikueshme…”, vijoi Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se s’mund të bëhet krahasim me VV-në dhe të thuhet se edhe VV ka dërguar ligje në Gjykatë Kushtetuese, meqë sipas saj, VV ka dërguar ligjet në Kushtetuese për të mbrojtur interesin e Kosovës.

“secila tërheqje e paraleles me kohën sa LVV ishte në opozitë. LVV gjithmonë ka dërguar ligje për të parandaluar të keqen dhe shkeljen e Kushtetutës. Në seancën e fundit as në përmbajtje e as në procedura nuk ka shkelje. Secila seancë transmetohet live, dhe sikur të ishin deputetë të përgjegjshëm do të duhet të paktën të kishin dikë që e përcjellë seancën.. 2 javë më parë kjo seancë ka qenë e caktuar me agjendë. Seanca ishte e hapur kanë mundur të vijnë deputetët. Në herë e targetuan ligjin e tash i kanë targetuar nenet e ligjit për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, tha Kusari Lila.

Kusari-Lila kur u pyet për mungesën e Liburn Aliut në listën për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, u shpreh se “mund të më pyetni vetëm për pesë emrar që janë në listë përgjigje tjetër nuk kam”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika