Moti në fundjavë

Ilustrim

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset e larta do të ketë edhe reshje bore.

Të shtunën në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica, andaj pjesëmarrësit në trafik duhet të tregojnë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset e larta rigat e shiut do të dominohen nga reshjet e borës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri +1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 3-6 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika