Nis punimet Samiti i BE-së

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian(BE), janë takuar në samitin dyditor në Bruksel, i cili tashmë ka filluar të mbahet

Samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë mbi sfidat me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Pavarësisht deklaratave optimiste për vendim për liberalizim vizash, konsiderohet se ka pak gjasa që kjo të ndodhë në realitet.

Nga Kosova, në këtë takim merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se s’ka pritje të mëdha.

Osmani para fillimit të Samitit ka thënë se shpreson që të arrihet një dakord për liberalizim të vizave për Kosovën, ndonëse nuk dëshiron që të rrisë pritjet.

“Unë sigurisht se shpresoj. Nuk dua të rrisë pritjet, pasi ky proces nuk është më në duar tona. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave dhe atë qysh para 4 vjetësh, e po ashtu i është përgjigjur të gjitha shqetësimeve që kanë pasur shtetet anëtare. Është koha që shtetet anëtare të BE-së të përkrahin këtë, pasi është padrejtësi e madhe ndaj njerëzve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Qindra miliona njerëz nga e gjithë bota, përfshirë nga Venezuela, kanë liri të lëvizjes. E njerëzit e Kosovës me më pak se 2 milionë banorë nuk e kanë këtë. Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Komisioni Evropian e ka konfirmuar këtë, Parlamenti Evropian e ka thënë këtë. Shtetet anëtare të BE-së duhet të dëgjojnë zërin e njerëzve të tyre që është reflektuar në Parlament Evropian”, shtoi ajo.

Sipas presidentes Osmani, Kosova ka vetëm rrugën euroatlantike dhe se do ta vazhdojë atë drejtim, ndryshe nga Serbia që po tenton të ecë në dy rrugë, atë të Moskës dhe të BE-së.

Osmani para samitit: Janë plotësuar kriteret për liberalizim të vizave, fati ynë është në dorën e BE-së

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika