Osmani për liberalizimin e vizave: Morëm mbështetje, ishin deklaratat më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në Samitin e Bashkimit Evropian ka marrë mbështetje nga përfaqësuesit e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave. Sipas saj, tani priten vetëm hapat konkretë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para hyrjes në samitin e BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në Samitin e Bashkimit Evropian ka pasur mbështetje nga shtetet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka theksuar se tashmë kërkohen hapat konkretë lidhur me këtë çështje.

Sipas Osmanit, deklaratat e bëra ishin më pozitivet që janë dëgjuar deri më tani për liberalizimin e vizave.

Përfshirë këtu edhe shtetet të cilat ishin hezituese më parë.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, për perspektivën evropiane të saj, për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime”.

“Na duhen hapa konkret. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim. Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese”, ka thënë Osmani pas takimit, shkruan Koha.

Tashmë ka përfunduar Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërkaq konferenca e paralajmëruar për media është anuluar, e për samitin nuk ka as komunikatë zyrtare për media.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika