Arrsetohet personi që keqtrajtoi fëmijen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që keqtrajtoi një fëmijë në një lagje të Prishtinës

Foto, nga videoja ku shihet , një burrë duke keqtrajtuar një fëmijë.

Gjatë ditëve të kaluara, nepër mediat kosvare ka qarkulluar një video, ku shihet një burrë  duke keqtrajtuar një fëmijë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është shoqëruar në stacionin policior.

“Referuar pamjeve të datës 22.06.2022 të shpërndara nga mediat e ndryshme ku shfaqej keqtrajtimi i një fëmije nga ana e një personi të dyshuar, policia menjëherë ka reaguar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe operative me qëllim identifikimin të protagonistëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si rezultat i punës së pandalshme policore që nga shfaqja e pamjeve,  sot është bërë i mundur identifikimi i protagonistëve të ngjarjes, shtoi Policia e Kosovës.

Policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Gjithashtu Policia e Kosovës u zotua se do të përkushtohet në sigurimin e plotë të të drejtave të fëmijëvë.

“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, deklaroi mes të tjerash Policia e Kosovës

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika