“Kosova mundet më mirë”, Krasniqi fton qytetarët të votojnë PDK-në

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se me Bedri Hamzën si Kryeministër, Kosova do të ketë një të ardhme të fortë dhe të zhvilluar, duke ftuar qytetarët të bëjnë ndryshimin më 9 shkurt

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Kosovës, duke theksuar vizionin e partisë për një të ardhme ma të mirë, të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.

“Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si Kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm,” tha Krasniqi në deklaratën e tij.

Ai nënvizoi se përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në një ekip të guximshëm dhe të përkushtuar që beson në një Kosovë më të mirë.

“Sepse bashkë: Kosova mundet më mirë. Sepse ju meritoni më shumë. Sepse e ardhmja u përket atyre që guxojnë!” shtoi ai.

Në përmbyllje, Kryetari Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të dalin dhe të bëjnë ndryshimin duke votuar për PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Prandaj, me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131,” përfundoi ai.

Ky mesazh i fortë dhe inspirues vjen si pjesë e fushatës së PDK-së, e cila synon të ofrojë një qeverisje që punon për qytetarët dhe i vendos ata në qendër të zhvillimit të vendit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika