Hamza viziton gratë e Krushës, premton zgjerim të subvencioneve dhe granteve për prodhimtarinë bujqësore

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot gratë e Krushës në ambientet e koperativës bujqësore “Krusha”.

Hamza ka thënë se puna e Fahrije Hotit dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne. Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, Hamza ka thënë se ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.

“Gratë e Krushës janë simbol i guximit, punës dhe këmbënguljes. Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm. Ne do ta zgjerojmë përkrahjen përmes subvencioneve dhe granteve investive për prodhimtarinë bujqësore, përpunimin, përmirësimin e teknologjisë dhe do të ndërtojmë qendra grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore. Edhe sigurimi i kulturave bujqësore është i domosdoshëm dhe do ta bëjmë! Puna e Fahrijes dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne”, ka deklaruar Hamza.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika