“Në mungesë të rezultatit po bëjnë thirrje për dhunë – kanë frikë”, Hykmete Bajrami për gjuhën e Vetëvendosjes në fushatë

Hykmete Bajrami,nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) njëherit kandidate për deputete, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në mungesë të rezultateve po bën thirrje për dhunë.

Ajo në “Pressing” të T7, ka thënë se “Albin Kurti ka pasur 12 miliardë euro, e 51% për të pasur rezultate”.

Por, pa rezultate siç thotë ajo tashmë ka thirrje që mund të kuptohen si thirrje për dhunë ndaj opozitës, gazetarëve e analistëve.

Bajrami tha se ajo asnjëherë nuk ka sulmuar, por vetëm ka demantuar propagandën e Qeverisë përmes të dhënave zyrtare të institucioneve të Kosovës.

“Sulmet edhe polarizimet që kanë bërë që katër vite në pushtet kanë qenë të pajustifikueshme pasi kanë pasur të gjitha nivelet e pushtetit”.

“Në mungesë të argumenteve kanë zgjedhur që të sulmojnë, të bullizojnë. Në mungesë të rezultateve, kanë fillu një bullizim, polarizim të skajshëm madje edhe thirrje që mund të kuptohen edhe si thirrje për dhunë ndaj të tjerëve, dhe jo vetëm ndaj LDK-së, por edhe ndaj gazetarëeve e analistëve”, ka thënë Bajrami. 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika