Kandidati për deputet nga radhët e AKR=së, Selim Pacolli sot ka mbajtur takim me qytetarët e Rahovecit.
Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se mbështetja e Koalicionit për Familje po fuqizohet akoma më shumë.
“Rahoveci është fuqizuar dhe do të fuqizohet akoma më shumë në mbështetje të Koalicionit për Familje!
Angazhimi për të siguruar mundësi më të mira për çdo familje është prioriteti ynë.
Të gjithë së bashku, për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur!”, ka shkruar Pacolli.