Kovaçevski: Kemi siguruar rritjen më të lartë historikisht të pensioneve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka thënë se metodologjia e re që ka miratuar qeveria e drejtuar nga ai, ka siguruar rritjen më të lartë historike të pensioneve.

Sipas Kovaçevskit, pensionet janë rritur për 1000 denarë, dhe ky vendim do të zbatohet qysh nga muaji i ardhshëm.

“Çdo pensionist në tre muajt e ardhshëm, do të marrë plus 1000 denarë në llogarinë e tij, si mbështetje financiare në kohë krize”.

“Përveç këtyre mjeteve, me metodologjinë e re që kemi miratuar, kemi siguruar rritjen më të madhe historikisht të pensioneve”, ka shkruar Kovaçevski në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika