Deri në orën 11:00, nëpër vendvotime në Kosovë kanë votuar 8.58 për qind e votuesve të regjistruar.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluara të parakohshme, më 2021 deri në orën 11:00 patën votuar 8.30% e votuesve apo 145.650 qytetarë.
“Duke u mbështetur në të dhënat nga 2343 vendvotime nga gjithsej 2533, deri në 11:00 kanë votuar 8.58% apo 169,032 votues”, ka thënë ai.
Ermal Panduri dhe Erza Brahushi kanë prezantuar statistika krahasuese ndërmjet viteve 2019-2025 sa i përket daljes së votuesve deri në ora 11:00.
“Grafika e daljes së votuesve deri ora 11:00:
Në vitin 2010 – 181 e 121 votues
2014- 168 e 616 votues
2017- 150 244 votues
2019- 187 mijë e 554 votues
2021- 146 mijë e 756 votues
2025- 169 mijë e 32 votues
“, dalja e votuesve ndër vite, shpalosi Panduri.