Vdiq simboli i rezistencës, njeriu që “këmbëkryq” e sfidoi regjimin serb

Në një shkrim lamtumirës për vdekjen e tij dikush kishte thënë se “Historia nuk shënon emrat e atyre që i ikin, por vetëm emrat e atyre që qëndrojnë.”

Vërtetë ky përshkrim i shkon për shtati preshevarit Faik Rexhepi, i cili vdiq të dielën.

Shumë pak e njohin emrin e tij, por pothuajse të gjithë, guximin që shfaqi më 29 gusht 1990. 

Hazir Reka – Fotoreporter shtoi “Kur ka mbërri aty është ulur këmbëkryq edhe shihet edhe në fotografi se ka insistu edhe të tjerët me i ulë në fotografi, por nuk është ulur askush. Edhe ky qysh është ulur aty nuk ka lëvizur vendit.””

Në mesditë në aeroportin e Prishtinës, kishte zbritur delegacioni i kongresit amerikan i udhëhequr nga senatori republikan, Bob Dole.

Faik Rexhepi bashkë me qindra shqiptarë po e prisnin në afërsi të Hotel Grandit.

Hazir Reka – Fotoreporter shtoi se “Kur e kam vendosur objektivin, teleobjektivin e kam fokusuar edhe ata ndërkohë janë vërsulë drejt tek ai qysh shihet në fotografi. Edhe e kanë shpërnda masën ky nuk ka lëvizuar vendit.”

Hazir Reka ishte dëshmitar i një plani të egër, Policia nuk dëshironte që amerikanët të kenë kontakt me turmën.

Hazir Reka – Fotoreporter shtoi se “Tash kur kanë kaluar policia, secili që ka kalu i ka mëshu me shkop axhës Faik edhe kanë vazhdu. Kur janë kthy mandej e kanë marrë dy policë për me e qu në kerr ku e kishin kerrin, për me qu në stacion ose ku i dërgojshin.”

Faik Rexhepin nga dajaku e kishte shpëtuar një zonjë nga Ferizaj, me një fëmijë të vogël, e cila e kishte kapur për krahu duke e tërhequr me arsyetimin se është burri i saj dhe nuk iu ka bërë asgjë Policisë.

Serbia si gogol i qëndronte çdo informacioni që botës do t’i dëshmonte për dhunën ndaj shqiptarëve, por shkrepja e gishtit të Hazir Rekës, nga objektivi nxori fotografinë që i kaloi kufijtë, madje më 1992 arriti edhe në duart e Bob Dole.

Hazir Reka – Fotoreporter tha se “Edhe kur e morri këtë fotografinë e axhës Faik që është ulur këmbëkryq u qua në këmbë edhe e hapi fotografinë edhe tha kjo fotografi e ka vendin këtu në zyrë.”

Fotoreporteri i të gjitha ngjarjeve historike e po ashtu të luftës, thotë se kjo fotografi ka zënë vend të veçantë në ekspozitat e tij në shumë vende të botës, dhe ka qenë mburrje për të.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika