Gjashtë të lënduar nga një aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Gjilan

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, derisa me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal.

Kështu bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, si rezultat i aksidentit janë krijuar kolona të gjata.

Të fundit nga rubrika