Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nëna Terezë”).

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë:

Ilir Breca, profesor i letërsisë (UP), studiues; dhe
Vlora Konushevci, poete, përkthyese.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Rreth librit:

“Shumica e poezive” nga Tom Lanoye është një koleksion poetik me poezi që pasqyrojnë pasionin e autorit për gjuhën dhe ndjenjat e thella të jetës. Lanoye përdor stilin e tij të njohur, i cili shpesh është i mbështjellë me humor, ironi dhe reflektim të thellë për natyrën e qenies njerëzore. Poezitë e tij shqyrtojnë tema, si fati tragjik i qenies njerëzore, dashuria dhe idealet. Përmes humorit të hollë, Lanoye i vesh poezitë e tij me një analizë të thellë të shoqërisë, kritikë socio-politike, përfshirë çështje të identitetit dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Është e shpërfaqshme ndjeshmëria e tij ndaj padrejtësive shoqërore dhe shpeshherë autori synon provokim mendimi kritik te lexuesit.

Rreth autorit:

Tom Lanoye njihet si romancier, poet, dramaturg dhe skenarist. Ai është përkthyer në më shumë se pesëmbëdhjetë gjuhë dhe dramat e tij janë luajtur në shumë teatro. Është një nga autorët më të lexuar dhe më të nderuar në zonën e tij gjuhësore (Holandë dhe Flanders), dhe shfaqet rregullisht në të gjitha festivalet kryesore të teatrit evropian.

Disa nga librat dhe dramat e tij fituan çmime të ndryshme. Në vitin 2007 iu dha “Gouden Ganzenveer” për gjithë koleksionin e tij të punës dhe mori një doktoratë nderi nga Universiteti i Antwerpit. Në vitin 2013, ai përsëri mori çmim për “veprën e tij të deritanishme” – Çmimin “Constantijn Huygens”, më i rëndësishmi në gjuhën holandeze. Romani i tij i vitit 2006 “Het derde huwelijk” u përshtat nga regjisori David Lambert për filmin “Troisièmes noces”.

Të gjithë ju, dashamirë të librit, ftoheni në këtë promovim mjaft të veçantë të cilin shtëpia botuese “Dukagjini” e sjell në kuadër të kolanës “Effugium” – projekt i mbështetur nga “Evropa Kreative”.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika