Maqedonci takon ambasadorin britanik, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes

Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ku kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Maqedonci përmes një postimi në “facebook” njoftoi se kanë diskutuar me Hargreaves edhe për situata e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të, si dhe rëndësinë e koordinimit në këto rrethana ndërmjet partnerëve strategjik.

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore që diskutuam ishte situata e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të, si dhe rëndësinë e koordinimit në këto rrethana ndërmjet partnerëve strategjik.

Nga ambasadori Hargreaves pranova urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, si dhe vlerësimin për angazhimin në forcimin e sektorit të mbrojtjes.

Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika