Në Vushtrri pritet rinumërimi total i votave të kandidatëve për deputet

Në komunën e Vushtrrisë votat për kandidatët për deputetë do të numërohen edhe njëherë. Në një dokument të siguruar nga Dukagjini shihet se atje pritet rinumërimi total.

Përsëritja e këtij procesi pritet të bëhet për shkak të dyshimeve për parregullësi gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputet.

Në dokumentin e siguruar urdhërohet për shikimin e vendit të ngjarjes dhe caktimin e një hetuesi nga Policia e Kosovës dhe pastaj rinumërimi i votave në gjitha qendrat e vendvotimeve në Komunën e Vushtrisë dhe rinumërimin e votave për kandidatë të Kuvendit të Kosovës në Zgjedhjet e 9 shkurtit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se parashtresën lidhur me keqpërdorime të dyshuara në Vushtrri e ka paraqitur ankuesja, Rrezarta Krasniqi dhe janë marrë veprime si deklarata nga disa komisioner të zgjedhjeve.

“Prokurori Themelore Departamrnti i Krimeve te renda në Mitrovicë, me datë 18.02.2025, ka pranuar një parashtresë lidhur me dyshimin e keqpërdorimeve ne Qendrën Komunale te Numërimit në Vushtrri nga personi Rrezarta Krasniqi, për ketë rrethanë janë ndermarrë edhe veprime —deklarata nga disa komisioner si; ankuesja Rrezarta Krasniqi, dëshmitarët; Çlirim Muli, Mehmet Ferati, Shkelzen Osmani, Betim Grabanica, Pajtim Grabanica dhe Betim Xhema, njeherit janë shqyrtuar edhe dokumentacioni si; një sms qe gjendet ne shkresat e lendes me përmbajtje “qe te bashkohen komisionarët për ndihmë kandidatit Xhafèr Tahirit, Dyshimi tjetër filloi dhe mund të them si kryesore se në shkollën “Ali Kelmendi” në Vushtrri në vend-votimin nr.2702/05 në këtë vend-votim LDK-ja giithsejtë i kishte 55 vota, kandidati për kryeministër 52 vota, kurse kandidati Xhafer Tahiri i kishte 54 vota, që nuk përputhet realiteti me votat, një kandidat të jetë më i votuar se kandidati për kryeministër, e kjo ka mund të ndodhë edhe në klasat e tjera. Manipulim te votave dyshohet edhe në tavolinën nr.2709/01, në Qendër Votimi në shkollën “Bahri Haxha” nr.2701 /05 ka pasur ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të votuesve”, vijon dokumenti.


“URDHËR -për këqyrjen e vendit të ngjarjes-
“Urdhërohet shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve — Mitrovicë, që të caktoj një hetues i cili do të ngarkohet me rastin konkret dhe që në koordinim me zyrtarët përgjegjës të KQZ-së – Prishtinë, të ndërmarrë veprimet si më poshtë.

l . Të bëhet rinumërimi i votave që kanë rezultuar nga të gjitha qendrat e vendvotimeve ne komunëne Vushtrrisë dhe atë rinumërimit për kandidatë të Kuvendit te R. Kosovës ne Zgjedhjet Parlamentare te Kosovës të organizuar me datë 09.02.2025.

              Vendi i rinumërimit të votave do të bëhet në objektet e QNR-së – Prishtinë”, thuhet në dokument.


Vlen të theksohet se është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika