Futen ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë, ndalohen shtatë migrantë në Prizren

Policia e Kosovës ka ndaluar në mëngjesin e të dielës një veturë me targa shqiptare në Prizren ku brenda saj janë gjetur shtatë migrantë që ishin futur ilegalisht në Kosovë

Shtatë migrantët që ishin futur ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës të dielën e 26 qershorit ka ndaluar një veturë me targa shqiptare në Prizren, brenda të cilës janë gjetur shtatë migrantë që ishin futur ilegalisht në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

 “Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, me datë 26.06.2022 rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë ilegal, shtetas të huaj”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”, vijon njoftimi.

Vetura me targa shqiptare e ndaluar nga Policia e Kosovës

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika