BE thotë se Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special të Kosovës në KiE

Flamujt e BE-së

Bashkimi Evropian (BE) konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së.

Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kërkesa në fjalë ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës.

Zyrtarët serb e cilësuan këtë si fitore të tyre. /RTK

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika