Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Libri “Galeria Dodona” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi do të promovohet nesër, më 11 mars, ditën e martë, në orën 19:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nëna Terezë”).

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë: 

Alisa Canaj-Maliqi, autore e librit;

Mehmet Behluli, artist pamor, profesor i artit (UP);

Vesa Sahatçiu, magjistre e historisë së artit dhe

Lura Limani, shkrimtare, kritike letrare.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Rreth librit:

Libri “Galeria Dodona 1997-1999” bazohet në publikimin “Dekada e Dodonës” (Prishtinë, 2002), kushtuar 10-vjetorit të themelimit të teatrit “Dodona” (1991-2001), e fokusuar në aktivitetet e Alisa Canaj-Maliqit si drejtore e galerisë “Dodona”, si dhe punën si skenografe dhe kostumografe në teatrin “Dodona”. Në këtë publikim janë listuar të gjitha kontributet e Alisës, të cilat i ka realizuar me programet e “Dodonës”, sikundër edhe disa refleksione të mëvonshme, shkrime autoriale dhe intervista të papublikuara më parë.

Ky botim është homazh për Faruk Begollin dhe rikujtim për shoqërinë se kontributi i tij artistik s’duhet të harrohet kurrë. Gjithashtu, merita të mëdha për projektin kulturor të viteve ‘90 që pasqyrohet në këtë libër ka edhe Agim Lluka. Andaj, ky libër i kushtohet përzemërsisht edhe lavdisë dhe kujtimit të tij.

Rreth autores:

Alisa Canaj-Maliqi është arkitekte, skenografe dhe kostumografe. Ajo ishte drejtore e Galerisë “Dodona” në vitet ’90. Canaj-Maliqi ka qenë kontribuuese kyçe edhe për përgatitjen e botimit “Dekada e Dodonës” në vitin 2002, ngase, si edhe stafi i teatrit, i ka ruajtur, sistemuar dhe arkivuar me përkushtim të gjitha dokumentet, katalogët, fotografitë dhe shkrimet në mediet rreth aktiviteteve të Galerisë. Pos që ka qenë udhëheqëse e Galerisë, Alisa ka bashkëpunuar me FarukBegollin për realizimin e pesë shfaqjeve të “Dodonës” si skenografe, kostumografe dhe disa pllakateve dhe fllajerave.

Të gjithë ju, dashamirë të librit dhe të artit, ftoheni në këtë promovim mjaft të veçantë ku do të keni rastin të mësoni më shumë për periudhën e rezistencës kulturore të viteve ’90. 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika