Shefi i NATO-s: Ajo që ndodhi në Kosovë dhe Bosnje s’duhet të ndodhë më kurrë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para ardhjes së tij në Prishtinë ka theksuar se Kosova është një shtet shumë i rëndësishëm dhe se prania e NATO-s është e fortë nëpërmjet trupave të KFOR-it.

Ai ka potencuar se angazhimi i të gjithë palëve është kyç për sigurimin e një situate sa më të mirë për Kosovën.

Rutte gjithashtu ka përmendur zgjedhjet e fundit dhe procesin demokratik të formimit të Qeverisë së re, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv.

Ai gjithashtu përmendi ndryshimin e situatës në rajon dhe bëri të ditur se është në komunikime të vazhdueshme me liderët e Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.

“Është e rëndësishme të angazhohemi të gjithë që ky shtet të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Atje ka pasur zgjedhje dhe do të shohim si do të formohet Qeveria e re. Gjithë kjo është pjesë e një procesi normal demokratik, gjë që është e mirë. Por në të gjithë rajonin situata po ndryshon. Jam në komunikime intensive, jo vetëm me krerët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës, por javën e kaluar kam biseduar edhe me Vuçiqin, që javën tjetër pritet të jetë së shpejti në Bruksel. Pra, komunikimet janë intensive që tensionet në rajon të ulen”, ka theksuar Rutte për Al Jazeera Balkans.

Duke folur për tensionet në rajon, Rutte ka deklaruar se ngjarjet tragjike që ndodhën në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995 dhe në Kosovë deri në vitin 1999 nuk duhet të përsëriten kurrë.

Ai ka theksuar potencialin e madh që ka rajoni dhe dëshirën për të parë të rinjtë që të qëndrojnë, të zhvillohen dhe të kontribuojnë në fushat politike, ekonomike dhe kulturore të vendit.

“Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ky rajon ka potencial të madh. Dëshirojmë që të rinjtë që jetojnë këtu, të qëndrojnë këtu, të jenë të suksesshëm, të hapin biznese, të inkuadrohen në rrethet politike dhe akademike, të bëhen artistë të mëdhenj dhe ta zhvillojnë këtë vend”, ka deklaruar Rutte.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Rutte do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Vizita shoqërohet nga ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika