Rreth 2.83 për qind e fletëvotimeve në zgjedhjet e fundit ishin të pavlefshme

Fenomeni i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta vazhdon të shfaqet në proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës.

Edhe në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025, u regjistruan fletëvotime të tilla dhe sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet fjalë për më shumë se 27 mijë.

Në një intervistë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se nga numri i përgjithshëm i votuesve që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta.

Sipas Elezit, nëse këto të dhëna krahasohen me të gjitha proceset zgjedhore (2007, 2010, 2014, 2017, 2019 dhe 2021) në të cilat është aplikuar sistemi zgjedhor me lista të hapura, pra ku votuesit kanë zgjedhur subjektin politik dhe kandidatët për deputetë, atëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit është regjistruar numri dhe përqinjda më e ulët e fletëvotimeve të kësaj natyre.

Sipas analizave të KQZ-së, pjesa më e madhe e fletëvotimeve të pavlefshme është për shkak se votuesit përzgjedhin vetëm kandidatët për deputetë, por jo edhe subjektin politik apo kur zgjedhin më shumë se një subjekt politik.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet e para për Kuvendin e Kosovës të vitit 2001, numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta ishte 1.93% apo 15,493. Përqindje më e ulët ishte shënuar edhe në zgjedhjet e vitit 2004 dhe sipas KQZ-së ishin regjistruar vetëm 1.35% fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta apo 9,430.

Me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave, çka do të thotë se votuesit përveç subjektit politik mund të zgjedhnin edhe kandidatët për deputetë, filloi të shtohej numri i fletëvotimeve të pavlefshme, raporton KosovaPress.

Përqindja më e lartë e fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta është regjistruar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2007, të cilat u mbajtën në të njëjtën ditë me Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvende Komunale. Në Zgjedhjet për Kuvend të vitit 2007, 9.05% apo 56,683 fletëvotime u regjistruan si të pavlefshme dhe të zbrazëta.

Kjo përqindje e fletëvotimeve të pavlefshme filloi të bie në vitet pasuese, por sërish mbeti e lartë. Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (2010) u regjistruan 34.006 (4.59%) fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta dhe gati po aq edhe në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës (2014) kur u regjistruan 35,567 (4.62%) fletëvotime të tilla.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017 kjo shifër u rrit në 6.30% apo 49,107 fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën më 6 tetor 2019, KQZ regjistroi 33,271 apo 3.80% fletëvotime të pavlefshme dhe të zbrazëta dhe pothuajse aq edhe në procesin pasues, në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të 14 shkurtit 2021, nga ku 32,756 (3.62%) fletëvotime u evidentuan si të pavlefshme dhe të zbrazëta./KP

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika