Krasniqi me anëtarët e PDK-së në Burojë për ngushëllime: Dhimbja rritet për shkak të mungesës së Thaçit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për familjen Thaçi pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë.

Gjatë vizitës në familjen Thaçi në Burojë, Krasniqi e vlerësoi të ndjerin duke thënë se ishte shqiptar i vërtetë me vlera të larta.

“I shprehëm ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Thaçi… Baci Haxhi ka qenë një njeri me një karakter epik, siç e kemi mësuar edhe në të kaluarën në traditën tonë, ata shqiptarët e mirë të vërtetë, që ka ditur të edukojë jo vetëm familjen e tij, por të gjithë verzat”, ka thënë Krasniqi para mediave.

Ai ka shtuar se humbja e Haxhi Thaçit është edhe më e rëndë për shkak të mungesës së ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Na vjen keq se kjo është një vdekje që bëhet edhe më e rëndë për shkakun e mungesës së presidentit Thaçi. Së paku ai pati mundësi që ta takojë për herë të fundit babanë e tij. Por, vërtetë kjo dhimbje shkon e rritet për familjen, për neve të gjithëve për shkakun e mungesës së presidentit Thaçi. Kujtimi për bacin Haxhi do të jetë i përhershëm e ne urojmë që ai të prehet ne paqe në dheun e Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi para mediave.

Në pritjen e ngushëllimeve në Burojë është djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi, ndërsa anëtarë të PDK-së i janë bashkuar ngushëllimeve për familjen.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika