Qytetarët e Koçanit edhe sonte dolën në protestë, “Jemi një qytet i vdekur”

Disa qindra banorë të Koçanëve janë mbledhur sonte në një protestë paqësore në sheshin e qytetit. Ata kërkuan drejtësi për ngjarjen tragjike të së dielës, ku 59 të rinj humbën jetën dhe afro 200 u lënduan në diskotekën “Pulse”.

“Fajtorët e vërtetë duhet të përfundojnë pas hekurave, jo disa nga rojet e sigurisë që u sakrifikuan për të shpëtuar sa më shumë njerëz në disko”, thanë pjesëmarrësit në tubim.

“Po të mos kishin qenë pjesë e sigurimit, do të kishte mbi 300 viktima. Ata janë heronjtë tanë dhe ne kërkojmë drejtësi për ta. Jemi qytet i vdekur me një fjalë. Na vrapojnë nga Shkupi, dhe atje i zgjidhën problemet. Na duhen psikologë, psikiatër që të na mbështesin. Jemi shumë të thyer”, tha njëri nga pjesëmarrësit në tubim/Telegrafi

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika