Jashari: Seanca e nesërme s’pritet të sjellë befasi, vetëm “kreativitet”

Shemsi Jashari, analist në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se nga seanca e nesërme e Kuvendit nuk pritet ndonjë befasi, përveçse “një kreativiteti”.

“E vetmja gjë që mund të presim është një ‘kreativitet’, ku edhe më shumë delegjitimohet roli i Kuvendit, ku luhet me autoritetin e deputetëve dhe asgjë më shumë”, tha Jashari.

“Nuk ka asgjë për t’u befasuar në aspektin pozitiv. Nuk është duke u kërkuar zgjidhja, por vetëm elemente që fajësojnë subjektet e tjera politike”, shtoi ai.

Jashari ka theksuar se PDK nuk do të duhej të votonte asnjë kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit.

“Qoftë ai ish-ministër apo jo, nëse nuk ka një qasje serioze dhe të respektueshme nga Lëvizja Vetëvendosje. Nuk mund t’i befasosh deputetët me emra, duke i nxjerrë sikur të ishte ndonjë kuiz dhe jo një seancë e organizuar dhe e planifikuar për të bërë zgjidhje. Duke i ‘befasuar’ e duke mos u dhënë kohë as për të diskutuar emrin konkret për të votuar, kjo është një sjellje fëminore e z. Kurti, i cili po luan me autoritetin e Kuvendit. Unë mendoj se PDK është aq e pjekur sa të mos bie nën presionin e deklarimeve të mëhershme, se do ta votojmë dikë që s’ka qenë ministër. Nëse nuk respektohet procedura dhe nuk prezantohet si duhet kandidati, e nëse nxirren emra që më së paku do t’i bënin nder pozitës së kryetarit të Kuvendit, nuk do të duhej në asnjë rast të votoheshin”, u shpreh Jashari.

Ai shtoi se në rast se VV përsërit situatën e së dielës, PDK – përtej një premtimi, por edhe partitë e tjera politike – nuk duhet ta sakrifikojnë shtetin duke votuar një kandidat pa përvojë dhe pa bagazh.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika