Policia jep detaje rreth arrestimit të 12 aktivistëve në Prishtinë

Fotografi/REL

Aktivistët e grupit “asni cent më shumë” sot kanë bllokuar hyrjen në zyren e ZRRE-së, ky bllokim vjen si pasojë protestuese lidhur me tarifat e energjisë elektrike. Bllokimi i tyre ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës, ku më pas janë ballafaquar me forcat e rendit dhe të ligjit. Sipas një përgjigje për TV Dukagjinin janë shoqëruar 12 aktivistët nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së në Prishtinë, Flora Ahmeti e cila ka thënë se janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në kordinim me Prokurorin e shtetit.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, disa persona kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Të njëjtit kanë shpërfillë urdhërat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika