Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë veç brenda 24 orëve. Në njoftim thuhet se rastet kanë ndodhur 2 në Podujevë, 2 në Prishtinë, Kaçanik, Pejë dhe Gjakovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 08.04.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike.

· Podujevë / 31.03.2025 – 04:25. Me 08.04.2025 në Urgjencën e Psikiatrisë Prishtinë është intervistuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Kaçanik / 08.04.2025 – 19:30. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij (dyshohet me probleme mendore) të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmoj fizikisht nënën e tij. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari –djali është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 08.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 08.04.2025 – 23:20. Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika